Navas, zëvendësuesi i Casillasit pas lamtumirës së detyruar


Gazeta Express
16 Maj 2019 22:28

Pas lamtumirës së detyruar të Iker Casillasit, për shkak të një infarkti në zemër, skuadra portugeze e Portos po kërkon një tjetër portier, që për rastësi, pritet të vijë sërish nga Real Madrid.

Kjo pasi presidenti Perez i ka komunikuar gardianit nga Kosta Rika vendimin për ta larguar në fund të verës dhe agjentët e Navas kanë hyrë menjëherë në negociata me Porton, për të mundësuar transferimin e portierit në Portugali.

Në ditët në vijim pritet të hidhet më shumë dritë mbi këtë operacion, por mediat portugeze japin konfirmime se marrëveshja ka avancuar në masën 80% dhe pritet të diskutohen vetëm pak detaje, para se të vijë zyrtarizimi.

Te fundit


Kthehu lart