Navas reflekton për largimin nga Real Madridi: Nuk e di pse ndodhën disa gjëra - Gazeta Express
string(77) "navas-reflekton-per-largimin-nga-real-madridi-nuk-e-di-pse-ndodhen-disa-gjera"

Navas reflekton për largimin nga Real Madridi: Nuk e di pse ndodhën disa gjëra

Gazeta Express

04/12/2019 14:51

Keylor Navas e ka pranuar se ai nuk e kupton pse u detyrua të largohej nga skuadra e Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës.

Portieri nga Kosta Rika ishte opsioni i dytë për pozitën e trajnerit në Santiago Bernabeu, pas Thibaut Courtois, por gjatë verës ai u transferua në Paris Saint-Germain, me të cilat ka kontratë edhe për katër sezone, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Navas ka arritur të bëhet shumë shpejt heroi në Parc des Princes, përmes disa paraqitjeve mbresëlënëse, përfshirë këtu një paraqitje mbresëlënëse në barazimin me rezultat 2:2 kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

32-vjeçari, i cili do ta festojnë ditëlindjen e tij të radhës më 15 dhjetor, ka lënë të kuptohet se ai nuk kishte qenë gati të largohet nga skuadra e “Los Blancos”.

“Ka disa gjëra që ndodhën dhe unë nuk e di pse ndodhën ato, por at thjesht ndodhën”, ka thënë Navas, në një intervistë të dhënë për emisionin televiziv spanjoll, El Chiringuito.

“Unë gjithmonë tentoj t’i mbajë gjallë kujtimet e mira. Kam kujtime të mira me Zinedine Zidanen, ai më mbrojti mua shumë dhe unë e kam falënderuar për besimin që ma kishte dhënë”.

Navas ishte transferuar në vitin 2014 në Real Madrid nga Levante, ku i kishte kaluar dy sezonet paraprake. Gjatë pesë vjetëve me Real Madridin, ai luajti në 104 ndeshje të La Ligës. /Gazeta Express/