Navas: Jemi të motivuar për ta fituar Ligën e Kampionëve - Gazeta Express
string(55) "navas-jemi-te-motivuar-per-ta-fituar-ligen-e-kampioneve"

Navas: Jemi të motivuar për ta fituar Ligën e Kampionëve

Gazeta Express

01/06/2020 23:00

Champions League është objektivi i PSG-së për këtë sezon.

Pas triumfit në Francë, ku u mbyllë kampionati më herët për shkak të pandemisë së koronavirusit, Paris Saint Germain ka kthyer fokusin kah Champions League.

Lexo Edhe:

UEFA po mendon që pasi të mbyllen ligat në fund të korrikut, të rinisë Ligën e Kampionëve në ditët e para të gushtit.

Portieri i PSG-së, Keylor Navas, e pranoi se të gjithë e duan Championsin dhe për këtë do të punojnë.

“Është vështirë për ta fituar Championsin, por jo e pamundur. Të gjithë shokët e mi janë super të motivuar për t’i shkuar deri në fund kësaj gare”, tha Navas.

Megjithatë, Keylor është i brengosur me situatën, pasi ekipi s’do të bëjë gara deri kur të nisë Champions League, çka do të thotë se skuadra mund të mos jetë në formën më të mirë. /Gazeta Express/