Natyra Kuçi: Mirë që u anuluan votat nga Serbia, edhe nëse s’bëhem deputete


Gazeta Express
22 Nëntor 2019 23:22

Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka thënë se ka qenë pro anulimit të votave të ardhura nga Serbia.

“Pavarësisht se a do të bëhem deputete, qëndrimi ynë është parimor, që të mos pranohen votat nga Serbia”, ka thënë Kuçi në BlicInterview.

Ajo ka theksuar se nuk i është bërë e padrejtë me anulimin e votave nga Serbia.

“Hyrja e Nismës në Kuvend, do të më lërë mua jashtë Kuvendit. Sepse nga hyrja e Nismës në Kuvend, ne si koalicion do ta humbim një deputet”, ka theksuar Kuçi.

Te fundit


Kthehu lart