NATO-ja i reagon ashpër Rusisë pas grumbullimit të trupave afër Ukrainës - Gazeta Express
string(72) "nato-ja-i-reagon-ashper-rusise-pas-grumbullimit-te-trupave-afer-ukraines"

Lajme

Gazeta Express

13/04/2021 12:20

NATO-ja i reagon ashpër Rusisë pas grumbullimit të trupave afër Ukrainës

Lajme

Gazeta Express

13/04/2021 12:20

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje të martën Rusisë që t’i tërheqë trupat për të cilat aleanca thotë se Moska është duke i grumbulluar afër kufirit me Ukrainën.

“Në javët e fundit, Rusia ka vendosur mijëra trupa të gatshëm për luftë në kufijtë e Ukrainës, që është grumbullimi më i madh i trupave ruse që nga aneksimi ilegal i Krimesë më 2014”, tha Stoltenberg.

Lexo Edhe:

“Rusia duhet ta ndërpresë këtë grumbullim ushtarak në dhe përreth Ukrainës, t’i ndalë provokimet dhe ta deeskalojë situatën menjëherë”, deklaroi sekretari i NATO-s gjatë një konference për gazetarë me kryediplomatin ukrainas, Dmytro Kulbea.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës tha se Kievi dëshiron një zgjidhje diplomatike për këtë çështje, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Kohëve të fundit, Rusia kë bërë disa veprime dhe deklaratë kërcënuese kundër Ukrainës. Përpos grumbullimit të ushtarëve, Rusia ka dërguar mjetet të rënda ushtarake në Krime dhe zyrtarë të lartë rusë kanë bërë deklarata kërcënuese ndaj shtetit fqinj.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ditë më parë tha se fillimi i një lufte të re në Ukrainën lindore do ta shënonte shkatërrimin e këtij shteti.