Natë përcaktuese për kualifikim në Champions - Gazeta Express
string(44) "nate-percaktuese-per-kualifikim-ne-champions"

Futboll

Gazeta Express

01/12/2020 16:00

Natë përcaktuese për kualifikim në Champions

Futboll

Gazeta Express

01/12/2020 16:00

Sytë e të gjithëve sonte do të jenë të përqendruar tek Grupet B dhe D, ku gjithçka mbetet e hapur për kualifikim

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me ndeshjet e xhiros së pestë të Grupeve A, B, C e D.

Lexo Edhe:

Kjo xhiro, njëherësh e parafundit e fazës së grupeve, mund të jetë edhe përcaktuese për kualifikim.

Pa dyshim, vëmendja e të gjithëve do të jetë tek Grupi B ku gjithçka mbetet e hapur.

Në këtë grup katër ekipe janë ende në garë për të shkuar në të tetën e finales.

Interi do ta ketë sonte trenin e fundit, shkruan Gazeta Express.

“Nerazzurri” e kanë të domosdoshme fitoren në Gjermani ndaj Borussia Monchengladbachut.

Zikaltrit gjenden në vendin e katërt në grup me vetëm dy pikë, kurse gjermanët janë liderë dhe shumë afër të kalojnë tutje.

Në duelin tjetër, Real Madridi me një fitore eventuale ndaj Shakhtar Donetskut në udhëtim do ta priste një biletë për të tetën e finales.

E në Grupin A, Atletico Madridit i duhet gjithsesi fitorja ndaj Bayern Munichut për t’iu afruar kualifikimit.

Duke e pasur parasysh se kampioni aktual evropian e ka siguruar kualifikimin, “Los Colchoneros” shihen si favoritë për të triumfuar.

Kurse, Salzburgu i Mërgim Berishës do ta kërkojë mrekullinë përballë Lokomotivës së Moskës në Rusi.

Në Grupin C, Manchester City luan për prestigj me Porton në udhëtim pasi e ka siguruar kalimin tutje.

E Grupi D po ashtu mbetet mjaft interesant.

Liverpooli do ta presë Ajaxin në ndeshjen kryesore.

Kampioni anglez do të mundohet t’i mbajë pikët në shtëpi dhe të kualifikohet për më tej në këtë garë.

Ndërkohë, Atalanta do të mundohet të përfitojë me një fitore ndaj Midtyllandit. /Gazeta Express/