Natë e madhe në ‘Di Stefano’, startojnë Hazard dhe Rodrygo - Gazeta Express
string(50) "nate-e-madhe-ne-di-stefano-startojne-hazard-e-isco"

Natë e madhe në ‘Di Stefano’, startojnë Hazard dhe Rodrygo

Gazeta Express

16/07/2020 19:55

Reali mund të shpallet kampion sonte në ‘Alfredo di Stefano’.

“Los Blancos” me një fitore eventuale ndaj Villarrealit sonte mund ta sigurojnë titullin e kampionit në La Liga, dhe tashmë janë konfirmuar formacionet zyrtare.

Lexo Edhe:

Eden Hazard starton në sulm bashkë me Karim Benzeman dhe Rodrygo Goes.

Nëse Reali e fiton sonte titullin, “Alfredo di Stefano” do të jetë stadiumi i 14 që Reali shpallet kampion gjatë historisë dhe 34 titujve që ka fituar që nga themelimi.

Deri më tani ka fituar; 19 tituj në Santiago Bernabéu, dy në Metropolitano dhe dy në Sánchez Pizjuán, nga një në Les Cortes, El Sardinero, Torrero, Atocha, Los Cármenes, La Romareda, Nuevo Zorrilla, El Sadar, San Mamés dhe La Rosaleda.

Real Madrid:

Villarreal:

Aktualisht, Mbretërit i kanë katër pikë më shumë se Barcelona dhe atyre do t’ju mjaftonte një fitore ndaj “Nëndetëses së Verdhë” për ta festuar titullin.

Ekipi i Zinedine Zidanet po ashtu e ka mundësinë ta fitojë titullin me vetëm dy barazime në dy ndeshjet e fundit sezonale.

Por, Sergio Ramos me shokë janë të vendosur që ta kryejnë punën sonte sa i përket çështjes së kampionit.

Ndërkohë, Barcelona do të mundohet ta mposht Osasunën dhe të shpresojë në një mrekulli, respektivisht në gabim të Realit.

Të gjitha ndeshjet e sotme të La Ligas do të fillojnë në orën 21:00. /Gazeta Express/