Nata e pestë e Festivalit të Dramës Shqipe / Shfaqja “Babai dhe Babai” - Gazeta Express
string(66) "nata-e-peste-e-festivalit-te-drames-shqipe-shfaqja-babai-dhe-babai"

Arte

Gazeta Express

27/01/2023 13:31

Nata e pestë e Festivalit të Dramës Shqipe / Shfaqja “Babai dhe Babai”

Arte

Gazeta Express

27/01/2023 13:31

Sonte shënohet nata e pestë e Festivalit të Dramës Shqipe në Gjilan. Sonte me fillim nga ora 20:00 luhet shfaqja “Babai dhe Babai” me autor Jeton Neziraj dhe regjisor Kushtrim Koliqi.

Për shfaqjen:

Lexo Edhe:

“Babai dhe Babai”, në dukje një dramë për sfidat e zakonshme të jetës së një familjeje, na zbulon një histori tronditëse dhe një traumë të thellë shoqërore, një plagë që ka ngelur e pashëruar dhe e cila personazhet i mban peng, përgjithmonë…

Kjo është një dramë për ata që duam t’i mbajmë afër… dhe i mbajmë! Pavarësisht palumturisë që na përplaset në fytyrë si ujë i ftoftë, pavarësisht ëndrrave që na e kujtojnë realitetin e vetmisë. Është një dramë për vetminë e thellë e për mërzinë që kullon dhimbje.

Luajnë: Ilire Vinca, Bujar Ahmeti, Kosovare Krasniqi

/Express/