Nasim Haradinajn po e ndiqte një veturë, gazetari Arsim Lani tregon si u arrestua ai - Gazeta Express
string(83) "nasim-haradinajn-po-e-ndiqte-nje-veture-gazetari-arsim-lani-tregon-si-u-arrestua-ai"

Gazeta Express

25/09/2020 17:13

Nasim Haradinajn po e ndiqte një veturë, gazetari Arsim Lani tregon si u arrestua ai

Gazeta Express

25/09/2020 17:13

Autori i emisionit Frontal në T7, gazetari Arsim Lani po e priste sot në studio nënkryetarin e OVL-UÇK-së, kur ai u arrestua para ndërtesës së Gazetës Express dhe Televizionit 7.

Gazetari ka nisur emisionin pa mysafirin në studio, pasi policët me llogo të Prokurorisë së Hagës në uniformën e tyre e arrestuan Haradinajn.

Lexo Edhe:

Nënkryetari i organizatës së veteranëve të UÇK-së do të fliste për arrestimin e mëhershëm të kryetarit të organizatës, Hysni Gucatin.

Lani tregon se Haradinaj i ka thënë në telefon se po e ndjek një veturë dhe se e dinte që sapo të ndalej, do ta arrestonin.

Kur Haradinaj u ndal në lagjen Pejton në Prishtinë, atë e rrethuan policët që gjendeshin në veturën e Eulexit.

Nasim Haradinaj foli suedisht me një nga hetuesit dhe refuzoi të kapej nga ta. Ai kërkoi që të shkonte Policia e Kosovës.

Kur Policia e Kosovës erdhi, Haradinaj hipi në veturën e tyre, nën duartrokitjet e qytetarëve që ishin mbledhur rrotull. /Express/