Nasim Haradinaj krenohet për nxjerrjen e dosjeve të Speciales: E bëmë të dorëheqet Prokurori - Gazeta Express
string(91) "nasim-haradinaj-krenohet-per-nxjerrjen-e-dosjeve-te-speciales-e-beme-te-doreheqet-prokurori"

Gazeta Express

20/09/2020 21:09

Nasim Haradinaj krenohet për nxjerrjen e dosjeve të Speciales: E bëmë të dorëheqet Prokurori

Gazeta Express

20/09/2020 21:09

Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL të UÇK-së, thotë se nuk ka frikë nga Gjykata Speciale.

Ai në një intervistë për Reporteri.net ka thënë se nuk ka frikë, pasi nuk e njeh fare këtë gjykatë.

Ai ka thënë se krenohet për nxjerrjen e Speciales, ndërsa thotë se kanë bërë të dorëheqet zëvendësprokurori në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Kwai Hong Ip.

“Nuk ka pas gjë më mirë e morale se me u bë me u tërheq (zv.prokurori i Speciales), kurse për mua s’është (Specialja) as sa një ëmbëltore”, ka thënë Haradinaj.