Nasim Haradinaj: Delawie është tani diku duke mbjellur patate


load
Gazeta Express
22 Tetor 2019 23:49

Përfaqësuesi i veteranëve të UÇK’së, Nasim Haradinaj, është i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.

Haradinaj ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për rolin e ish-ambasadorit amerikan Gregg Delawie në formimin e Gjykatës Speciale si pjesë e gjyqësorit të Kosovës. Kujtojmë se Haradinaj dikur e kishte quajtur ambasadorin “palaço”.

“Si ambasador që ishte dërgonte sinjale të gabuara në shtetin amerikan. Dihet se ambasadorët dërgojnë mesazhe në shtetet e tyre se cilat janë zhvillimet dhe se sa janë të qëndrueshëm populli. Ai ju thoshte atyre se këta janë pishpirika dhe ata normalisht se i thonin sillu me ata si pishpirika”, thotë Haradinaj.

“Nuk dua të humbas kohën duke folur për të. Ai ka përfunduar punën  e tij këtu dhe tani është diku duke mbjellur patate”.

Haradinaj gjithashtu thotë se e ka mirëpritur përzgjedhjen e Albin Kurtit si kryeministër pasi ai gjithmonë ka përfaqësuar interesat kombëtare të popullit./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart