Naser Osmani jep shpjegimin e tij për shitjen e tokave për një euro - Gazeta Express
string(65) "naser-osmani-jep-shpjegimin-e-tij-per-shitjen-e-tokave-per-1-euro"

Naser Osmani jep shpjegimin e tij për shitjen e tokave për një euro

Gazeta Express

23/10/2020 13:40

Naser Osmani, ish-zëvendëskryesues i Bordit të AKP-së, i cili në të njëjtën kohë ka qenë edhe deputet i LDK-së, para Komisionit hetimor për privatizim ka arsyetuar shitjen e një ari tokë për një euro, duke thënë se çmimin e përcakton oferta.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, e ka pyetur edhe për atë se si një tokë është shitur për një euro ari.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se ka pasur edhe tokë në sipërfaqe prej 74 metra katrorë që është shitur për 900 mijë euro.

Deputeti Hajrulla Çeku e ka pyetur nëse kanë pasur mundësi të refuzojnë çmimin. Osmani ka thënë se po dhe kanë refuzuar, por se sipas tij në riofertimet që kanë marrë çmimet kanë qenë edhe më të ulëta. Ai ka theksuar se tani nuk e sheh të arsyeshëm çmimin mesatar prej 39 euro për ari, por se sipas tij në atë kohë ka qenë i arsyeshëm.