NASA thotë se njerëzit do të jenë në Mars më 2023


load
Gazeta Express
10 Tetor 2019 22:48

NASA ka projektuar në vitin 2033 zbarkimin e parë të qenieve njerëzore në Mars. Për të zbuluar sekretet e tij, astronautët do të duhet të qëndrojnë në planetin e kuq për një kohë të gjatë dhe do të kenë nevojë për një hapësirë jetese të rehatshme dhe relaksuese.

Këto muajt e fundit, agjensia amerikane e hapësirës ka nisur sfidën e ” Habitatit të Printuar në 3D”, një konkurs për ndërtimin e shtëpive tre dimensionale që mund të transferohen në Mars.

Shtëpia duhet të zërë një sipërfaqe pak më të vogël se 100 m² dhe të jetë në gjendje të strehojë katër astronautë për të paktën një vit. Konkursin e fitoi firma e arkitekturës me seli në New York, Al SpaceFactory, e cila mori një grant prej 500,000 dollarësh dhe ndërtoi një kapsulë vertikale 3D në vetëm 30 orë.

Prototipi i pagëzuar “Tera” është një eko-habitat futurist i ndërtuar me materiale të biodegradueshme. Por sipas krijuesve, këto struktura mund të dëshmojnë se janë një habitat ideal edhe këtu në Tokë.

Nga Marsi 2020, kush dëshiron të jetojë si një astronaut i ardhshëm në Mars mund të qëndrojë në kapsulat vertikale që do të vendosen në shtetin e New York-ut./tch

Te fundit


Kthehu lart