Narcistët patologjikë nuk tërhiqen të gjallë


Liridonë Çeta
4 Gusht 2019 10:33

Isa Mustafën një njeri e mbante për krahu, në qafë kishte një fashë dhe dukej se nga krevati, e kishin sjellë me zor për ta bërë për herë të tretë shef partie. Jo pse ka sjellë rezultate në politikë, përkundrazi, ka dëmtuar LDK-në.

Lis Bukuroca

Me zgjedhjen e tij u mburrën se mënjanuan përçarjen. Në fakt shpërbërjen e shtynë vetëm për më vonë, kur Mustafa nuk do të mund më të ushtrojë ndikim. Pas tij dhe pa të, përçarja do të jetë më dramatike, sepse ai humbi shansin për të ndikuar në zgjedhjen e dikujt nga brezi i ri.

Mustafa nuk u rikandidua për të ruajtur bashkimin e partisë, por për të neutralizuar njerëzit ambiciozë, të cilët synonin pozitën. Mustafa dje me rizgjedhjen nuk ishte në gjendje të shprehte as gëzim, ndërkaq pranoi detyrën si Krishti kryqin në shpinë, sepse narcizmi patologjik, ia anuloi intelektin. Pranimin i pozitës domethënë: Pas meje i daltë tymi partisë! Ai humbi mundësinë për t’u tërhequr nga partia me dinjitet dhe vertikalisht.

LDK refuzoi ardhmërinë dhe votoi të kaluarën e së kaluarës. U rizgjodh despoti në parti demokratike pa asnjë kundër kandidat! U zgjodh me duartrokitje, mu si në një parti tribale, ku bëhet monumetalizimi i udhëheqësit! Ajo parti dëshmoi se është bërë klan fisnor, ku i përkulen plakut, se nuk ka gjallëri demokratike brenda, se i mungojnë idetë konkurruese dhe se ndjehet mirë, kur kopjon mendësinë e djeshme komuniste: “Të ruajmë unitetin e partisë dhe të ruajmë Titon në krye pa një këmbë në spitalin slloven!”

LDK refuzoi ardhmërinë dhe votoi të kaluarën e së kaluarës. U rizgjodh despoti në parti demokratike pa asnjë kundër kandidat! U zgjodh me duartrokitje, mu si në një parti tribale, ku bëhet monumetalizimi i udhëheqësit! Ajo parti dëshmoi se është bërë klan fisnor, ku i përkulen plakut, se nuk ka gjallëri demokratike brenda, se i mungojnë idetë konkurruese dhe se ndjehet mirë, kur kopjon mendësinë e djeshme komuniste: “Të ruajmë unitetin e partisë dhe të ruajmë Titon në krye pa një këmbë në spitalin slloven!”

LDK dëshmoi se adhuron senilët dhe urren brezin e ri! Mustafa është relikt i së kaluarën, jo shpresë e së ardhmes! Me Mustafën nuk mund të fitohen më shumë vota, se në vitin 2017. Në fakt më pak, sepse e solli në fron Thaçin, të cilin e akuzonte për eliminim të veprimtarëve të vet, për korrupsion e për nepotizëm, dhe, në vend se të jepte përgjegjësi për atë akt, që hodhi Kosovën nga binarët, e shpërblyen shërbëtorët e trishtuar nga konfrontimi me despotin, madje, e duartrokitën si dje Enver Hoxhën.

Turp! Një parti me aq shumë të reja e të rinj më të mirë se Mustafa, voton e rivoton një narcist, që pat nxjerrë zvarrë Donika Gërvallën nga mbledhja! Me vdekjen e Rugovës, partia është në rënie të lirë. Kjo që shohim sot është përpëlitje, për të fituar dikush edhe sa kohë që të jetë e mundur ndonjë pozitë, por si LDK, në zvogëlim të vazhdueshëm. Ajo është sot vetëm hije e partisë së Rugovës.

Në vend se të përtërihet partia, ata zgjodhën njeriun që nuk ka më çfarë të shtojë as në jetë, e as në politikë!

Kjo zgjedhje ishte një humbje e madhe për Kosovën. LDK kristalizoi despotizmin dhe mbeti e mendësi vetëqeverisës të krahinës autonome. Ngufati debatin e ashtuquajtura parti demokratike dhe përjashtoi me autoritet despotik konkurrencën brenda vetes. Si mund të angazhohet një parti me frymë despotike për shtet demokratik të së drejtës?

Narcistët patologjik vdesin në karrige! Ngushëllime LDK! Nuk ruajte unitetin, por luftën për pozitë e shtyve për më vonë! Faturën do ta marrësh nga votuesi, edhe atë, së shpejti, sepse ruajtët harmoninë e rrejshme, që e besoni vetëm ju!

Te fundit


Kthehu lart