Napoli raportohet se janë të interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit të majtë të PAOK, Dimitris Giannoulis, shkruan La Gazzetta dello Sport.
Napolitanët janë duke kërkuar një alternativë për mbrojtësin e majtë Mario Ruis, me formën e Faouzi Ghoulam që është tepër e vogël për shkak të dy lëndimeve serioze.
Sipas gazetarit të La Gazzetta, Nicolo Schira Napoli është duke e kërkuar Giannoulis si zëvendësues për Ghoulam.
24 vjeçari luan me skuadrën greke që prej vitit 2015, por ishte huazuar në disa klube më parë.
Mëgjithatë ai është rikthyer në PAOK janarin e kaluar dhe starton në çdo ndeshje.
Schira po ashtu thotë që Napoli janë të interesuar edhe për dyshën mbrojtëse të Olympiakosit, Leandro Koutris dhe Konstantinos Tsimikas, të dy këtë luajnë në pozitën e mbrojtësave të majtë. /GazetaExppress/