Napoli vazhdon rrugën drejt titullit, mposht Romën dhe vazhdon shkëputjen në krye të tabelës - Gazeta Express
string(91) "napoli-vazhdon-rrugen-drejt-titullit-mposht-romen-dhe-vazhdon-shkeputjen-ne-krye-te-tabeles"

Sport

Gazeta Express

29/01/2023 22:49

Napoli vazhdon rrugën drejt titullit, mposht Romën dhe vazhdon shkëputjen në krye të tabelës

Sport

Gazeta Express

29/01/2023 22:49

Napoli po vazhdon me formën e lartë dhe me rrugën drejt titullit kampion në Serie A, teksa sonte regjistroi fitoren e katërt radhazi.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti mposhti Romën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultatin 2:1.

Victor Osimhen (17’) dhe Giovanni Simeone (86’) shënuan golat e fitores për napolitanët.

Në anën tjetër, golin e vetëm për romakët e shënoi Stephan El Shaarawy (75’).

Vlen të theksohet se reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahamani, edhe sonte ishte titullar dhe e luajti tërë ndeshjen.

Napoli pas kësaj fitore ka 53 pikë në krye të tabelës, 13 më shumë se Interi i pozitës së dytë.

Roma renditet e gjashta me 37 pikë. /Gazeta Express/