Napoli po përgatit kontratën e re për Spallettin, zbulohen detajet - Gazeta Express
string(65) "napoli-po-pergatit-kontraten-e-re-per-spallettin-zbulohen-detajet"

Sport

Gazeta Express

24/03/2023 23:50

Napoli po përgatit kontratën e re për Spallettin, zbulohen detajet

Sport

Gazeta Express

24/03/2023 23:50

Presidenti Aurelio De Laurentiis dëshiron të mbajë Luciano Spallettin në Napoli edhe për disa sezone tjera.

Tani raportohet se trajnerit italian do t’i ofrohet një kontratë e re, e cila parasheh edhe rritjen e rrogës së tij, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Spalletti mori drejtimin e Napolit në verën e vitit 2021 dhe ka ndërtuar një skuadër të fortë, që po shfaq formë të jashtëzakonshme këtë sezon.

Skuadra e udhëhequr nga ai është në rrugën e duhur për të fituar titullin e kampionit në Serie A, teksa është edhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar se Napoli po planifikon kontratën e re tashmë për Spallettin.

Tani për tani thuhet se po shqyrtohet mundësia që atij t’i ofrohet një kontratë 2-vjeçare, me vlerë të fitimeve prej 4 milionë eurosh në sezon, pa përfshirjen e bonuseve.

Të dy palët pritet që të bisedojnë në muajt e ardhshëm për të ardhmen e 64-vjeçarit.

Kontrata aktuale e Luciano Spallettit me Napolin skadon në fund të këtij sezoni. /Gazeta Express/