Napoli njofton se lëndimi i Hysajt s'është serioz - Gazeta Express
string(48) "napoli-njofton-se-lendimi-i-hysajt-seshte-serioz"

Napoli njofton se lëndimi i Hysajt s’është serioz

Gazeta Express

17/02/2020 15:50

Napoli ka njoftuar se testet mjekësore kanë treguar se lëndimi i Elseid Hysajt në gjurin e djathtë nuk është serioz.

Elseid Hysaj ishte titullar në sfidën e Sardegnës, ku Napoli triumfoi me rezultatin minimal 0-1 ndaj Cagliarit, ndërsa dha edhe pasimin për golin e vetëm, që u shënua nga sulmuesi belg Dries Mertens me një gjuajtje mjaft të bukur.

Lexo Edhe:

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare luajti në krahun e majtë të mbrojtjes, por u zëvendësua në minutën e 82-të për një dëmtim, ndërsa vetëm ditën e sotme iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në klinikën e klubit.

Sipas deklaratës së lëshuar për mediat nga klubi napolitan, bëhet fjalë për një dëmtim të lehtë të ligamentit në gjurin e djathtë, ndërsa gjasat janë që Hysaj të jetë sërish në dispozicion të Gattusos për ndeshjen ndaj Brescias të premten në mbrëmje.