Napoli në garë për Reguilon - Gazeta Express
string(27) "napoli-ne-gare-per-reguilon"

Napoli në garë për Reguilon

Gazeta Express

09/08/2020 19:56

Napoli i është bashkuar garës se shumë klubeve që interesohen për shërbimet e Sergio Reguilon, mbrojtësi i majtë i krahut që është në pronësi të Real Madridit por që për momentin është në huazim në Sevilla

23 vjeçari shënoi në 1/8 e finales kundër Romës këtë javë, e ku Sevilla fitoi me rezultat 2-0.

Lexo Edhe:

Kjo arrin në tre gola dhe katër asiste në 34 ndeshje që bëri ai në të gjitha garat sivjet.

Lojtari i krahut, që luan edhe në role të avancuara se fundi është kërkuar edhe nga Napoli që ka bërë hapin e parë drejt tij.

Ka shumë garë për këtë lojtar pasi që për të po interesohen edhe disa skuadra të Premier Ligës, përfshirë Chelsean dhe Evertonin,.

Mbi të gjitha, Sevilla nuk e ka përjashtuar mundësinë për ta blerë lojtarin i cili është i huazuar tek ata në këtë sezon. /GazetaExpress/