Napoli e ka përdorur pushimin gjatë Botërorit për ta rikuperuar nga lëndimi sulmuesin e tyre Khvicha Kvaratskhelia dhe gjeorgjiani me në fund është gati të kthehet në fushë, pas disa muajve jashtë saj.
Sulmuesi 21 vjeçar, i cili ju bashkua skuadrës nga Napoli për 10 milionë euro nga Dinamo Batuni në verë, ishte njëri prej yjeve në pjesën e parë të sezonit me skuadrën nga kryeqyteti i Kampanias, duke shënuar tetë gola dhe bërë 10 asiste në 17 paraqitje.
Ndeshja e fundit e Kvartskhelia ishte humbja 2-0 nga Liverpooli më 1 nëntor. Pas ndeshjes, ai ishte lënduar në pjesën e fundshpinës, duke detyruar Napolin që tri ndeshjet e fundit të vitit 2022, kundër Atalantas, Empolit dhe Udineses, t’i luajë patë.
Siç raporton La Gazzetta dello Sport, Kvaratskhelia ka filluar stërvitjet me Luciano Spalletin dhe shokët e tij të skuadrës në kampin stërvitor që Napoli është duke e mbajtur në Turqi dhe me në fund ai është gati të kthehet në fushë.
Sulmuesi i krahut, gjeorgjiani 21 vjeçar është gati të luajë kundër Antalyasporit në miqësoren e sotme, duke i mundësuar atij që ta kthejë sa më mirë formën fizike për pjesën e dytë të sezonit. /GazetaExpress/