Napoli gabon në sekondat e fundit, barazon me Sassuolon - Gazeta Express
string(54) "napoli-gabon-ne-sekondat-e-fundit-barazon-me-sassuolon"

Sport

Gazeta Express

03/03/2021 20:29

Napoli gabon në sekondat e fundit, barazon me Sassuolon

Sport

Gazeta Express

03/03/2021 20:29

Napoli ka barazuar 3-3 në udhëtim me Sassuolon.

Ishte një dramë e vërtetë në fund të takimit, pasi Lorenzo Insisgne shënoi golin e epërsisë për 3-2 në minutën e 90-të.

Lexo Edhe:

U mendua që gjithçka u mbyllë dhe me tre minuta shtesë, nuk u vë në diskutim fitorja e Napolit.

Por, në minutën e 93-të, në aksionin e fundit të ndeshjes, në sekondat e fundit, u akordua penallti për vendasit, shkaktari ishte Kostas Manolas, që u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë.

Nga pika e bardhë nuk gaboi Francesco Caputo që realizoi për rezultatin përfundimtar 3-3.

Golat tjerë për Sassuolon i shënuan Domenico Berardi, po ashtu nga penalltia, dhe autogol Nikola Maksimovic.

Derisa për Napolin dy herë për ta barazuar rezultatin shënuan Piotr Zielinski dhe Giovanni Di Lorenzo. /Gazeta Express/