Napoli e mposhti Juventusin në një ndeshje ku Ronaldo u ‘zgjua’ vonë! - Gazeta Express
string(66) "napoli-e-mposhti-juventusin-ne-nje-ndeshje-ku-ronaldo-u-zgjua-vone"

Napoli e mposhti Juventusin në një ndeshje ku Ronaldo u ‘zgjua’ vonë!

Gazeta Express

26/01/2020 22:44

Napoli e ka mposhtur 2-1 Juventusin në ‘San Paolo’

Napoli ka marrë tri pikë të arta në ‘San Paolo’, duke e mposhtur liderin e Serie A, Juventusin.

Lexo Edhe:

Të besuarit e Gennaro Gattusos triumfuan 2-1 ndaj atyre të Maurizio Sarrit.

Piotr Zielinski shënoi për 1-0 në minutën e 63-të, për t’i shokuar mysafirët.

Derisa Juve po kërkonte golin e barazimit, Insigne gjeti edhe golin e dytë për vendasit , në minutën e 86-të.

Krejt çka arritën mysafirët ishte goli i nderit i shënuar nga Cristiano Ronaldo në minutat shtesë, që i dha [pak zemër ‘Zonjës së Vjetër’, por nuk kishte më kohë edhe për një tjetër gol.

Kështu, pas kësaj humbje, Juve mbetet në kuotën e 51 pikëve, tri më shumë se Interi, kurse Napoli është ngjitur në pozitën e 12 me 27 pikë. /Gazeta Express/