Nami me dasma në Fier, gjobiten me nga 1 mln lekë katër administratorë restorantesh - Gazeta Express
string(82) "nami-me-dasma-ne-fier-gjobiten-me-nga-1-mln-leke-kater-administratore-restorantesh"

Gazeta Express

10/08/2020 10:51

Nami me dasma në Fier, gjobiten me nga 1 mln lekë katër administratorë restorantesh

Gazeta Express

10/08/2020 10:51

Policia e Fierit ka gjobitur administratorët e katër restoranteve në kuadër të moszbatimit të masave të vendosura në kuadër të pandemisë.

Mësohet se janë ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë administratorët të këtyre subjekteve, shtetasit me iniciale R. N., A. T., V. P. dhe K. K., të cilët lejuan ushtrimin e aktiviteteve të ndryshme si dasma etj.

Lexo Edhe:

Njoftimi i policisë:

Policia e Fierit ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, administratorët e katër restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar katër restorante në të cilët ishin organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur administratorëve të këtyre subjekteve, shtetasve R. N., A. T., V. P. dhe K. K., masën administrative 1.000.000 lekë secilit.

Policia e Fierit apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.