Nait Hasani: Limaj i ndërroi fjalët për Kurtin, s'kam votë për të si kryekuvendar - Gazeta Express
string(78) "nait-hasani-limaj-i-nderroi-fjalet-per-kurtin-skam-vote-per-te-si-kryekuvendar"

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 10:34

Nait Hasani: Limaj i ndërroi fjalët për Kurtin, s’kam votë për të si kryekuvendar

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 10:34

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka thënë se ai si deputet s’ka votë për Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit.

Hasani para hyrjes në Kuvend ku do të mbahet seanca e 49 për konstituimin e Kuvendit, ka thënë se arsyeja për këtë qëndrim është ndryshimi i fjalëve të Limajt për Kurtin, gjatë fushatës dhe pas fushatës.

“Këto ndërrimet e qëndrimeve s’më pëlqejnë dhe s’i mbështes. Kështu që votën time nuk e ka”, ka thënë Hasani./Express/