Naim Qelaj sot pranon detyrën si Avokat i ri i Popullit - Gazeta Express
string(55) "naim-qelaj-sot-pranon-detyren-si-avokat-i-ri-i-popullit"

Naim Qelaj sot pranon detyrën si Avokat i ri i Popullit

Gazeta Express

29/09/2020 7:13

Sot do të bëhet dorëzim-pranimi i detyrës nga Avokati i deritanishëm i Popullit, Hilmi Jashari, tek Avokati i ri i Popullit, Naim Qelaj.

Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur dje Naim Qelajn Avokat të Popullit me 69 vota pro, pesë kundër dhe tri abstenime.

Lexo Edhe:

Qelaj nuk kishte marrë votat e duhura në seancën e kaluar për marrjen e pozitës së Avokatit të Popullit me mandat pesëvjeçar.

Ndryshe, Naim Qelaj ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë nga radhët e AAK-së në kohën sa Ramush Haradinaj ishte kryeministër. Ai ka qenë edhe koordinator nacional për mbrojtje nga dhuna në familje.