Nagavci pas shtesave të Hotit për arsimtarët: LDK-ja asnjëherë s'e ka pasur prioritet arsimin - Gazeta Express
string(90) "nagavci-pas-shtesave-te-hoti-per-arsimtaret-ldk-ja-asnjehere-se-ka-pasur-prioritet-arsimin"

Nagavci pas shtesave të Hotit për arsimtarët: LDK-ja asnjëherë s’e ka pasur prioritet arsimin

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 13:17

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka komentuar zotimin e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, për të ndarë paga shtesë për punëtorët e arsimit, shkruan Gazeta Express.

Sipas Nagavcit, LDK’ja asnjëherë se ka pasur prioritet arsimin.

Lexo Edhe:

Nagavci theksoi se punëtorët e arsimit janë të vetëdijshëm se me këso lloj premtimesh nuk mund të përparojnë as individualisht e as kolektivisht.

“E pra, LDK asnjëherë se ka pasur prioritet arsimin, madje kanë një përgjegjësi të madhe për gjendjen në të cilën ky sektor është. Dhe ajo që është më e rëndësishme, nuk mund t’i mashtroni e manipuloni mësimdhënësit, ata nuk shiten. Punëtorët e arsimit janë të vetëdijshëm se me fraza të kota, premtime që s’i mbani, e manipulime e shfrytëzim në kohë fushate, nuk mund të përparojnë as individualisht e as kolektivisht”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Kandidati për Kryeministër nga rradhët e LDK-së, zt. Avdullah Hoti paska premtuar se do të ndajë paga shtesë për punëtorët e arsimit.

E pra, LDK asnjëherë se ka pasur prioritet arsimin, madje kanë një përgjegjësi të madhe për gjendjen në të cilën ky sektor është. Dhe ajo që është më e rëndësishme, nuk mund t’i mashtroni e manipuloni mësimdhënësit, ata nuk shiten.

Punëtorët e arsimit janë të vetëdijshëm se me fraza të kota, premtime që s’i mbani, e manipulime e shfrytëzim në kohë fushate, nuk mund të përparojnë as individualisht e as kolektivisht.

Është koha e fundit kur duhet që arsimi të jetë prioritet me buxhet, me planifikim të mirëfilltë për të mbështetur mësimdhënësit e krijimin e kushteve për punë, për të garantuar siguri në shkolla, për të rritur bashkëpunimin dhe gjithëpërfshirjen.

Jo me premtime të kushtëzuara, por me dinjitet.