Nagavci i përgjigjet Molliqajt që e cilësoi VV’në parti të vetmuar sikur PDK’ja


Gazeta Express
20 Gusht 2019 20:39

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci i është kundërpërgjigjur Dardan Molliqajt të PSD-së, i cili ditë më parë tha se VV është njësoj sikur PDK – parti e vetmuar dhe përjashtuar nga gjitha subjektet politike.

Nagavci është shprehur se kjo deklaratë e Molliqajt është brengë për suksesin e Vetëvendosjes. Duke i kujtuar Molliqajt se edhe në zgjedhjet e kaluara VV kandidoi e vetme, e ku pjesë e saj ishte edhe ai.

“Deklaratat se Lëvizja do të mbetet e vetmuar janë një brengë e Molliqajt për suksesin e Lëvizjes Vetëvendosje sepse ai ka qenë pjesë e Lëvizjes në kohën kur ka ekzistu marrëveshja në kohën e VLAN-it dhe edhe në zgjedhjet e fundit ne kemi qenë subjekti që kemi marr pjesë të vetëm në garë përballë dy blloqeve që kanë qenë në një numër të madh të subjekteve politike dhe ne kemi marr më së shumti vota”, ka thënë ajo për Insajderin.

Deputetja ka thënë se fakti që Lëvizja mund të garojë e vetme, nuk i bën të vetmuar duke aluduar në atë se PSD nuk është e gatshme të kandidojë e vetme.

“Ne nuk mund të bëjmë pazare politike, çfarë po ndodhin të tilla të cilat jo pak kemi parë nga e PSD-së”, ka deklaruar ajo.

Te fundit


Kthehu lart