Na bëri lëmsh, Ardian Bujupi dje pranoi lidhjen me modelen, sot e mohoi - Gazeta Express
string(69) "na-beri-lemsh-ardian-bujupi-dje-pranoi-lidhjen-me-modelen-sot-e-mohoi"

Na bëri lëmsh, Ardian Bujupi dje pranoi lidhjen me modelen, sot e mohoi

Gazeta Express

19/10/2020 11:13

Ardian Bujupi ka mohuar se është në lidhje me modelen indiane

I ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, Ardian Bujupi u pyet se cila është “Zhulieta” e jetës së tij dhe këngëtari u përgjigj shkurt: Sabrine.

Lexo Edhe:

Menjëherë fansat dhe mediat e përkthyen këtë si një konfirmim të lidhjes së tij me modelen indiane, Sabrine Khan, për të cilën përflitej prej muajsh për një histori dashurie.

Mirëpo pyetjen në emision duket se Ardiani e ka keqkuptuar dhe të gjithë u bënë lëmsh.

Kur dikush pyetet se cila është “Zhulieta” jote të gjithëve ju shkon mendja menjëherë̈ tek e dashura, mirëpo Ardiani e ka krahasuar me “Zhulietën” e këngës së tij.

Në projektin e fundit muzikor, Ardiani flet për një lidhje të shkuar dhe që tashmë kanë mbetur vetëm fotot mes dy ish-partnerëve.

Këtë gjë ai e ka shpjeguar sot përmes një postimi në Instagram, duke treguar se është ndarë me modelen indiane.

“Përkundrazi! Juliet në këngën ‘Juliet’ është e shkuar e harruar! Dëgjoni një herë këngët e mia ju lutem”, ka shkruar këngëtari.

Megjithatë Ardiani dhe Sabrine duket se janë ndarë miqësisht nga njëri-tjetri, sepse nëse ju hedhim një sy profileve të tyre në Instagram shihet se ata vazhdojnë̈ të ndiqen ende.

Thuhet se ata janë njohur bashkë në xhirimet e klipit “Modela”, por se si erdhi ndarja e papritur nuk dihet, ndaj pritet t’i zbulojmë̈ më vonë këto detaje.