MYXOMA - Gazeta Express
string(6) "myxoma"

Shneta

Gazeta Express

14/06/2021 11:06

MYXOMA

Shneta

Gazeta Express

14/06/2021 11:06

MYXOMA

Është tumor nonkanceroz. Më së shpeshti paraqitet në atriumin e majt, pa përjashtuar edhe pjesët e tjera të zemrës. Është tumor primar kardiak ( i zemrës).

Lexo Edhe:

Janë shumë të rralla, 75% e tyre paraqiten në atriumin e majt. Janë më të shpeshtë tek gjinia femërore, 1/10 mund të ketë edhe lidhje gjenetike dhe njifen si Myxoma familjare.

Këto kanë tendencë të paraqiten në më shumë se një pjesë të zemrës dhe paraqiten në moshë të re.

SIMPTOMAT

Shumica nuk kanë simptoma. Zakonisht zbulohen në formë incindentale ( me EKO, CT ose MRI). Simptomet mund të paraqiten në çdo kohë. Frymëzënie, lodhje, dhimbje gjoksi, palpitacione, apo edhe simptomet që mund të paraqiten me embolizëm, janë sipmtomet më të shpeshta.

Simptomat janë të ngjashme me stenozën e valvulës mitrale. Simptomat tjera mund të jenë: kollitje, humbje peshe, temperaturë, enjtje etj.

DIAGNOSTIFIKIMI

Diagnostifikimi bëhet me egzaminim dhe imazheri. Diagnostifikimi konfirmohet me Ekokardiografi, në raste të ralla mund të ketë nevojë për CT ose MRI.

TRAJTIMI

Trajtimi është kirurgjik, me largimin kirurgjik të mixomës në shumicen e rasteve bëhet edhe shërimi pacientit. Pas kirurgjisë, duhet bërë në menyrë periodike egzaminimi i pacientit me ekokardiografi (min për 5 vite), që të sigurohemi se nuk ka përsëritje.

Prezentim rasti

Pacientja vjen në Spitalin Amerikan në Kosovë, ku diagnostifikohet me Mixomë. Merret vendimi për operim. Operimi realizohet me sukses (ekipa kardiokirurgjike e udhëhequr nga Dr. Raif Çavolli dhe anesteziolog Dr. Feim Muqolli) ku bëhet ekstirpimi total i tumorit.

Në ditën e 5 post operatore pacientja lëshohet në shtëpi në gjendje të shëruar.Dr. Raif Çavolli – Kardiokirurg.

Per me shumë informacion kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan#perqafojejeten

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en