Myrto Uzuni i rivalizon yjet e futbollit evropian, Haaland, Mbappe e Lewandowski - Gazeta Express
string(78) "myrto-uzuni-i-rivalizon-yjet-e-futbollit-evropian-haaland-mbappe-e-lewandowski"

Myrto Uzuni i rivalizon yjet e futbollit evropian, Haaland, Mbappe e Lewandowski

Futboll

Gazeta Express

21/03/2023 15:15

Myrto Uzuni është duke e kaluar sezonin më të mirë të karrierës.

Sulmuesi shqiptar po shkëlqen në futbollin spanjoll, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Përfaqësuesi shqiptar i ka realizuar plot 20 gol në fanellën e Granadas deri tash në sezonin 2022/23.

Kjo ka bërë që ky ekip të ketë renditje mjaft të mirë në ligën e dytë spanjolle.

E beratasi me këtë rast e sheh veten duke i rivalizuar yjet e futbollit evropian.

Numrat e tij nuk janë fort larg atyre të yjeve si Haaland, Mbappe, Lewandowski apo Osimhen, përkundër faktit se bën pjesë në një nivel më të ulët garash.

27-vjeçari e ka një statistikë prej 0.63 goli për ndeshje dhe me këtë rast e lë prapa sulmuesin e Barcelonës, i cili e ka mesataren prej 0.6 goli për ndeshje, shkruan “Gazeta Express”.

E më së miri në Evropë qëndron sulmuesi i Manchester Cityt, i cili e ka një mesatare të frikshme prej 1.04 goli për ndeshje. /Gazeta Express/

Statistikat e golave në futbollin evropian

Haaland 1.04 gola/ndeshje

Osimhen 0.73 gola/ndeshje

Mbappe 0.7 gola/ndeshje

Uzuni 0.63 gola/ndeshje

Lewandowski 0.6 gola/ndeshje

Fullkrug 0.6 gola/ndeshje