Myftiu Tërnava s'e pret datën 10 gusht, i fton besimtarët t'u kthehen xhamive 5 ditë më herët - Gazeta Express
string(88) "myftiu-ternava-se-pret-daten-10-gusht-i-fton-besimtaret-tu-kthehen-xhami-5-dite-me-heret"

Myftiu Tërnava s’e pret datën 10 gusht, i fton besimtarët t’u kthehen xhamive 5 ditë më herët

Gazeta Express

05/08/2020 12:30

Me rekomandim të myftiut Naim Tërnava, nga sot, ka nisur të falet namazi nëpër xhamitë e Kosovës.

Nisjen e faljes së namazeve e ka pohuar Kryeimami Sabri Bajgora për Gazetën Express

Lexo Edhe:

“Po, sot me namazin e drekës, do të fillojë falja e namazeve me rekomandim të myftiut Ternava”, ka thënë Bajgora.

Tubimet në objekte fetare ishin mbyllur në kuadër të masave parandaluese të përhapjes së virusit Covid 19.

Bashkësia Islame e Kosovës kishte vendosur që të mos falet namazi i Kurban Bajramit të premten që kaloi, por e kishin caktuar 10 gushtin si datë kur do të lejohej frekuentimi i xhamive të vendit. /Express/