Mutacioni i ri i Covid ka hyrë edhe në Shqipëri, e konfirmon Bino: Nuk dimë vetëm cili variant është - Gazeta Express
string(98) "mutacioni-i-ri-i-covid-ka-hyre-edhe-ne-shqiperi-e-konfirmon-bino-nuk-dime-vetem-cili-variant-eshte"

Shqiperi

Gazeta Express

27/01/2021 23:17

Mutacioni i ri i Covid ka hyrë edhe në Shqipëri, e konfirmon Bino: Nuk dimë vetëm cili variant është

Shqiperi

Gazeta Express

27/01/2021 23:17

Kur dukej si fundi i pandemisë do të ishte afër me zbulimin e vaksinës së parë anti-covid, gjërat nuk shkuan si duhet. Varianti i ri anglez e më pas disa variante të tjera si ai afrikan e komplikoi situatën e luftimit të pandemisë.

Shefja e ISHP-së, Silva Bino është pyetur nëse ndonjë nga variantet e rinj ka hyrë në Shqipëri ?

Lexo Edhe:

Doktoresha ka thënë se ka pasur 2 raste në Elbasan, parë dhe nga analizat e PCR, por ende nuk dihet se cili variant i virusit është ky.

“Varet si është interpretuar, sepse për shembull në analizat e PCR që dalin, ka shenja që nuk është i njëjti virus si më parë, por nuk dimë të themi se cili është, a i Afrikës së Jugut apo ndonjë vendi tjetër. Po ju them që ka pasur dy raste në Elbasan, po jua tregoj këtë, sepse ata kanë pasur kontakte me njerëz që kanë qenë jashtë vendit, dhe kanë qenë infektuar me variantin e ri”, tha Bino.