Mustafa: Të dënuarit për rastin “Monstra” do të ekstradohen nga Kosova


Gazeta Express
22 Tetor 2019 15:09

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Ekrem Mustafa në Gjorçe Petrov, ku forcat speciale të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës realizuan stërvitje të përbashkët, tha se të akuzuarit e parë për rastin “Monstra” do të ekstradohen në Maqedoni.

“Ata do të ekstradohen në Maqedoni, posa të përfundojë procedura në Ministrinë e Drejtësisë”, tha Mustafa.

Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të akuzuarit e parë për vrasjen e pesëfishtë tek Liqenin i Smillkovës në Shkup, janë arratisur në Kosovë më 2012, ndërsa janë arrestuar nga policia e Kosovës pas që tek ato u gjetën armë të konsiderueshme.

Ministri i Brendshëm të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski për njësitë speciale njoftoi automjete të reja për ndërhyrje javën e ardhshme që duhet të zëvendësojnë ato të vjetrat, por nuk dëshiroi të tregojë ende për veçoritë e tyre teknike.

Te fundit


Kthehu lart