Mustafa s’deklarohet as pro as kundër Kurtit për taksën - Gazeta Express
string(54) "mustafa-sdeklarohet-as-pro-as-kunder-kurtit-per-taksen"

Mustafa s’deklarohet as pro as kundër Kurtit për taksën

Gazeta Express

28/02/2020 20:30

Në vija të trasha është i njoftuar për planin 7 pikësh të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e pjesshme të tarifës ndaj mallrave serbe.

Por një ditë pas bërjes publike të vendimit të partnerit të tij të koalicionit, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa nuk ka një qëndrim pro e as kundër tij.

Lexo Edhe:

“Nuk po them që as e përkrahi e as nuk e përkrahi këtë që e dha z.Kurti”, tha Mustafa për Klan Kosovën.

Mirëpo ka diçka që s’i pëlqeu Mustafës në prezantimin që Kurti bëri në një konferencë të enjten mbrëma.

“Është dashtë që të shtrohet në Qeveri sepse vendimet publikisht jepen vetëm pasi që t’i ketë aprovuar qeveria”, tha Mustafa.

Kapërcimin e krejt kësaj situate akademiku e sheh veç në një mënyrë.

“Zgjidhja është vetëm duke e ruajtur partneritetin me SHBA’të dhe me Bashkimin Europian”, theksoi ai.

Por edhe prej këtyre të fundit Mustafa po kërkon harmonizim të qëndrimeve meqë sipas tij faktori i huaj nuk po flet me një zë.

Kjo për shkak të qëndrimeve të ndryshme midis emisarit amerikan për dialogun Richard Grenell dhe kryediplomatit europian Borell lidhur me heqjen e pjesshme të taksës.

Por a është në rrezik koalicioni qeverisës shkaku i taksës.

“Kemi pasur shumë sfida, e kemi edhe këtë një sfidë prandaj unë s’flas sot për rrezikim të partneritetit por flas për nevojën që ne të ulemi e t’i harmonizojmë qëndrimet dhe te gjejmë zgjidhjen më të mirë për Kosovën.

Edhe Kurti një ditë më parë tha se nuk sheh rrezik për aleancën VV-LDK.