Mustafa pas takimit me Kurtin: Do të përpiqemi të merremi vesh për participimin në Qeveri pasi të dihet fituesi


Gazeta Express
10 Tetor 2019 15:20

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një fotografie në Facebook të takimit që ky i fundit së bashku me kandidaten për kryeministre Vjosa Osmani, kanë pasur me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe nënkryetarin Besnik Bislimi.

Mustafa ka shkruar se në takim kanë diskutuar mundësinë e bashkëqeverisjes si dy parti që kanë fituar zgjedhjet.

“U takuam sot me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti, diskutuam mundësitë e bashkëqeverisjes, LDK – VV, si dy subjekte që dolën fituese në këto zgjedhje”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka thënë se vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje do ta marrin organet e LDK-së pasi të dihet fituesi përfundimtar i zgjedhjeve.

“Në ditët në vijim do të punojmë në përafrimin e objektivave qeverisëse, ndërkaq pasi të përfundojë krejtësisht procesi i numërimit të të gjitha votave dhe të dihet subjekti i parë, do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për mënyrën e participimit në Qeveri. Vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje do ta marrin organet përgjegjëse të LDK-së”, ka shkruar kryetari i LDK-së. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart