Mustafa para takimit me Kurtin: Shpresoj që të arrijmë sot marrëveshje - Gazeta Express
string(69) "mustafa-para-takimit-me-kurtin-shpresoj-qe-te-arrijme-sot-marreveshje"

Mustafa para takimit me Kurtin: Shpresoj që të arrijmë sot marrëveshje

Gazeta Express

27/01/2020 16:32

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka arritur në Kuvend të Kosovës, aty ku për pak fillon takimin me kreun e LV-së, Albin Kurtin, raporton Gazeta Express.

Shkurtimisht para mediave, Mustafa i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri ka thënë se shpreson që sot të arrihet marrëveshja për koalicion.

Lexo Edhe:

“Po shkojmë për të bërë marrëveshje, jemi të përkushtuar”, tha ai.

Pak minuta më parë ndërkaq në Kuvend të Kosovës ka arritur edhe kreu i  LV-së, Albin Kurti./Express/