Mustafa ngushëllon familjen e anëtarit të LDK’së që vdiq sot - Gazeta Express
string(67) "mustafa-ngushellon-familjen-e-anetarit-te-ldkse-qe-nderroi-jete-sot"

Mustafa ngushëllon familjen e anëtarit të LDK’së që vdiq sot

Gazeta Express

16/07/2020 17:55

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka ngushëlluar familjen e aktivistit të kësaj partie, Fadil Vezaj që është bërë e ditur se ka vdekur sot, raporton Gazeta Express.

“Me rastin e vdekjes së aktivistit Fadil Vezaj, kryetari i LDK-së Akademik Isa Mustafa u ka shprehur ngushëllime familjes Vezaj dhe strukturave të LDK-së, në Zhur: “Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e aktivistit të pa lodhshëm, pedagogut shumëvjeçar dhe veprimtarit të LDK-së, Fadil Vezaj”, thuhet në njoftim.

Lexo Edhe:

“Fadili ishte kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e fundit, njeri i urtë, punëtor dhe person i afërt me të gjithë. Ai dha kontribut të madh në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave. Vdekja e tij është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe të gjitha strukturat e LDK-së në Zhur”, bëhet e ditur./GazetaExpress/