Mustafa: Nga sot vendi është në zgjedhje – Qeveria teknike, ofenduese për LDK’në


Gazeta Express
19 Korrik 2019 20:42

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një konferencë për media, ka deklaruar se vendi do të shkojë në zgjedhje dhe se partia e tij nuk pranon qeveri teknike.

“Nga sot vendi është në zgjedhje” tha Mustafa, duke shtuar se “qeveria teknike është ofenduese për Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

Mustafa gjithashtu shtoi se partia e tij me keqardhje e ka pranuar lajmin për ftesën që i është bërë kryeministrit të Kosovës për intervistim nga Gjykata Speciale.

“Me keqardhje e kemi pranuar lajmin. Askush nga ne nuk ka qenë i informuar për ftesën që i është bërë z.Haradinaj për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë” tha Mustafa.

Ai tha se LDK-ja e vlerëson faktin që Haradinaj ka shkuar “i zhveshur” nga pozita e kryeministrit të vendit.

“Ne e vlerësojmë vendimin e tij që të shkojë “i zhveshur” nga posti që ka mbajtur deri më sot” tha Isa Mustafa. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart