Mustafa: Mos bëni panik, ka boll miell e grurë - Gazeta Express
string(44) "mustafa-mos-beni-panik-ka-boll-miell-e-grure"

Mustafa: Mos bëni panik, ka boll miell e grurë

Gazeta Express

02/04/2020 9:47

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka thënë se në Kosovë ka mjaftueshëm grurë dhe miell.

Mustafa ka thënë se nuk ka nevojë për panik.

Lexo Edhe:

“Fatmirësisht ka mjaftueshëm grurë dhe miell si në nivel vendi dhe rajoni për t’i furnizuar qytetarët, nuk ka nevojë për panik. I kemi sqaruar të gjitha detajet me partnerët rajonal, për furnizimin e qytetarëve me miell dhe me çmim të arsyeshëm”, tha Mustafa.

Ai ka folur edhe për vendimin e Shoqatës së Mullisëve që të pezullojnë prodhimin e miellit, ku këta të fundit kanë kërkuar nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari që të pezullon vendimin e importimit të miellit.

“Jemi në koordinim me Shoqatën e Mullisëve, Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe Rrjetin e Shitësve me Pakicë në mënyrë që t’i ofrojmë furnizim me të mirë nga masat e marra. Ne vazhdimisht së bashku me Ministrisë së Ekonomisë dhe Doganën janë duke e monitoruar importin dhe në momentin e parë që shohin që ka sasi të mjaftueshme, atëherë do të kthehet ai vendim. Pra, ideja e Ministrisë së Ekonomisë ka qenë që të furnizohet tregu”, tha ai për Rtv Dukagjini.