Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka cilësiar provokim patrullimin e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.
Ai ka thënë në RTK se Serbia provokoi në Karaçevë.
Mustafa ka folur për mospajtimet brenda koalicionit qeverisës, dhe për procesin e dialogut.
“Lëkundje nuk ka, por është e domosdoshme që të ulemi të bisedojmë për këto çështje. Pas shërimit të kryeministrit Avdullah Hoti, do të takohemi me partnerët e koalicionit për të biseduar për të gjitha çështjet”, është shprehur ai.
Mustafa ka kërkuar nga Partia Demokratike e Kosovës bashkëpunim në dialogun me Serbinë.
Kreu i LDK’së po ashtu ka thënë se e konsideron të nevojshëm që ligji për kategoritë e luftës të tërhiqet nga Kuvendi për rishqyrtim.