Mustafa mesazhe Borellit dhe Kurtit: Askush s'mund t'i ndryshojë kufijtë nëse s'duam ne, duhet t'i besojmë vetvetes - Gazeta Express
string(110) "mustafa-mesazhe-borellit-dhe-kurtit-askush-smund-ti-ndryshoje-kufijte-nese-sduam-ne-duhet-ti-besojme-vetevetes"

Mustafa mesazhe Borellit dhe Kurtit: Askush s’mund t’i ndryshojë kufijtë nëse s’duam ne, duhet t’i besojmë vetvetes

Gazeta Express

07/05/2020 12:36

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se askush nuk mund t’i ndryshojë kufijtë e Kosovës nga jashtë dhe se kjo çështje është përgjegjësi e brendshme. Mustafa thotë se këtë nuk e bën as emisarit i Trumpit, Richard Grenell, e as përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Joseph Borell e Miroslav Lajçak.

Mustafa thotë se “është e padenjë që mosguximin tonë për t’iu përveshur dialogut ta arsyetojmë me rrezikun e “kasapimit” të Kosovës”.

Lexo Edhe:

Kreu i LDK-së thotë se nëse hapet tema e kufijve, i bie që hapet tema e pavarësisë së Kosovës.

“Duhet të dialogojmë që, në këta kufij dhe me këtë territor që e kemi, të na njohë Serbia, të anëtarësohemi në OKB, të na njohin edhe pesë vende të BE-së dhe të anëtarësohemi në NATO. Ky është interes i shtetit tonë i drejtpërdrejtë; është edhe interes i ndërmjetësuesit nga SHBA-ja dhe i atyre nga BE-ja, sepse me këtë sigurohet stabiliteti në këtë pjesë të botës dhe hapet perspektivë e re e zhvillimit ekonomik”.

Shkrimi i plotë:

Askush nuk mund ti ndryshojë kufijtë e Kosovë, në qoftë se ne i besojmë vetëvetes për të mos i ndryshuar. Kjo është në dorën dhe në përgjegjësinë tonë.

Nuk është Grenelli as Borelli e as Lajçaku ata që ndryshojnë kufij dhe shkëmbejnë territore. Prandaj është e padenjë që mosguximin tonë për t’iu përveshur dialogut ta arsyetojme me rrezikun e “kasapimit” të Kosovës.

Duhet të besojmë në SHBA-të dhe në BE dhe të besojmë në Kosovën. Kjo është e vetmja qasje për dialogun.

Popullizmi dhe lufta e shtrigave nuk na qon askund. Vetëm vendet komuniste kanë mbijetuar deri në fundin e tyre, duke prodhuar kundershtarë dhe armiqë. Kur iu kanë sosur kundërshtarët, janë sosur edhe ato vet.

Kosova e ka shpallur pavarësinë në këtë territor dhe në këta kufij; kështu thotë edhe Deklarata e Pavarësisë. Prandaj s’kemi arsye ta hapim këtë temë, sepse e hapim temën e pavarësisë së shtetit tonë, që është mbyllur me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Por, po ashtu, nuk kemi arsye të frikësohemi nga dialogu. Duhet të dialogojmë që, në këta kufij dhe me këtë territor që e kemi, të na njoh Serbia, të anëtarësohemi në OKB, të na njohin edhe pesë vende të BE-së dhe të anëtarësohemi në NATO. Ky është interes i shtetit tonë i drejtpërdrejtë; është edhe interes i ndërmjetësuesit nga SHBA dhe atyre nga BE, sepse me këtë sigurohet stabiliteti në këtë pjesë të botës dhe hapet perspektivë e re e zhvillimit ekonomik. IM