Mustafa: Kurti ishte i gatshëm për dialog me BE’në por jo me SHBA’në - Gazeta Express
string(66) "mustafa-kurti-ishte-i-gatshem-per-dialog-me-bene-por-jo-me-shbate1"

Mustafa: Kurti ishte i gatshëm për dialog me BE’në por jo me SHBA’në

Gazeta Express

20/10/2020 20:36

Kryetari i LDK’së Isa Mustafa ka folur edhe një herë për dështimin e koalicionit qeverisës në mes të partisë që ai drejton dhe VV’së. Thotë se arsye e mosfunksionimit të qeverisë me në krye Albin Kurtin, nuk ishte Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe.

Mustafa se qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti, jo vetëm që ka shtendosur marrëdhëniet SHBA-Kosovë por edhe i ka rivendosur ato.

Lexo Edhe:

Thotë se i pari i VV’së nuk ishte i gatshëm të shkonte në Uashington për dialog.

“Totalisht nuk ëshë e saktë deklarata se koalicioni me VV’në është rrëzuar për shkak të Asociacionit”, tha Mustafa për televizionin publik të Kosovës.

“Nëse u rikthehemi deklaratave të Kurtit, z Kurti gjithmonë ka preferuar që ai të dialogojë me BE’në por nuk ka treguar gatishmëri që të dialogojë me SHBA’të dhe të shkojë në Uashington për të dialoguar’, shtoi Mustafa.