Mustafa: Ibrahim Rugova na la miqësinë me Amerikën


Gazeta Express
17 Shtator 2019 23:49

Kandidati për deputetë nga LDK-ja, Besian Mustafa, ka sqaruar filozofinë rugoviane.

Mustafa ka thënë se Rugova nuk ka qenë i ashpër në gjuhë por ka qenë i mprehtë në veprime.

“Rugova i ka mbajtur të gjithë së bashku. E dini edhe thënien e LDK-së “Ne nuk kemi njerëz për të humbur. Po i mbajmë të gjithë së bashku”. Kjo mund të jetë klishe për dikë, por për ne është vlerë që e mbajmë partinë dhe ndërtojmë shtetin. Këtë ne e njohim si filozofi rugoviane”, ka treguar Mustafa në RTV Dukagjini.

Djali i Xhemajl Mustafës – veprimarit të vrarë të LDK-së pas luftës, ka thënë se Rugova e bëri Kosovën pjesë të agjendave botërore.

“Kur askush në botë nuk ka dashur të merret me Kosovën, ka qenë Ibrahim Rugova që trokitur në këto dyer. Pikërisht ai Rugovë na ka lënë miqësinë me Amerikën. Për ne kjo është vlerë që kemi ndërtuar partinë e shtetin”.

Gjatë këtij debati drejtori i programacionit në RTV Dukagjini, Arben Ahmeti ka thënë se për LDK-në paksa është e tejkaluar të merren me veprimet që ka bërë Ibrahim Rugova shumë vite më parë.

Te fundit


Kthehu lart