Mustafa i infektuar me virus, a pati kryeministri Hoti kontakt me të? - Gazeta Express
string(67) "mustafa-i-infektuar-me-virus-a-pati-kryeministri-hoti-kontakt-me-te"

Mustafa i infektuar me virus, a pati kryeministri Hoti kontakt me të?

Gazeta Express

10/07/2020 15:48

Gazeta Express ka pyetur Zyrën e Kryeministrit Avdullah Hoti, nëse ai ka pasur kontakt me kreun e partisë së tij, apo zyrtarët e tjerë që së fundmi kanë rezultuar pozitivë.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka njoftuar sot se ka dalë pozitiv ndaj virusit COVID-19.  

Lexo Edhe:

Zyra e Kryeministrit nuk ka treguar se kur është takuar Hoti për herë të fundit me kryetarin e partisë, vetëm se thotë që gjatë agjendës së ngjeshur, kreu i Qeverisë po i përmbahet secilit rregull të rekomanduar nga Instituti për Shëndetin Publik.

Zyra e Hotit thotë se kryeministri ka bërë test disa ditë më parë, ndërsa rishtas nuk i është nënshtruar ndonjë testi.

“Siç edhe e kemi lëshuar njoftimin, para disa ditësh kryeministri është testuar”.

Këshilltari për media i kryeministrit, Xhavit Beqiri, i pyetur nëse Hoti ka ndonjë dyshim pasi Mustafa e zyrtarët e tjerë dolën pozitivë ka thënë se “kryeministri nuk ka asnjë indikacion” se mund të jetë i infektuar.

Ndërkaq, pas disa zyrtarëve e deputetëve të LDK-së që dolën pozitiv me koronavirus, Mustafa njoftoi se është i infektuar me COVID-19.

“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me COVID-19.

Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditet në vijim Do të jem i izoluar“, ka shkruar Mustafa. /Express/