Mustafa akuzon Vetëvendosjen për "kapjen e re" të shtetit - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

04/04/2020 20:09

Mustafa akuzon Vetëvendosjen për “kapjen e re” të shtetit

Lajme

Gazeta Express

04/04/2020 20:09

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje se po bën një “kapje të re” të shtetit.

Mustafa ka kritikuar, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin T7, qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, për vendosjen e partiakëve në bordet e ndërmarrjeve publike.

“Ministrat e LDK’së në qeveri s’kanë marrë pjesë në votimet për borde”, ka deklaruar Mustafa.

“As në votimin për vendimin për t’i dhënë Telekomit monopol”, ka shtuar shefi i LDK’së.

Ai ka thënë se veprimet e Qeverisë Kurti janë “në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën. Janë shkelje të mëdha”.

Sipas Mustafës, po ndodh “një kapje e re” e shtetit nga partia e Albin Kurtit.

“Qeveria e ardhshme, posa të vijë, duhet t’i shkarkojë bordet, duhet të merret prapë me borde të tjera”, ka thënë Mustafa.

Kreu i LDK’së ka thënë se Vetëvendosje po mundohet të udhëheqë qeveri njëpartiake, shtet njëpartiak, dhe kjo, sipas tij, është “e papranueshme”. /Express/