Musliu: Agim Veliu do ta ketë të vështirë të kthjellet pas humbjes në Podujevë - Gazeta Express
string(77) "musliu-agim-veliu-do-ta-kete-te-veshtire-te-kthjellet-pas-humbjes-ne-podujeve"

Musliu: Agim Veliu do ta ketë të vështirë të kthjellet pas humbjes në Podujevë

Lajme

Gazeta Express

30/11/2020 12:18

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka munguar në seancën e sotme plenare të Kuvendi të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar ministrin Veliu për mosparaqitjen e tij në Kuvend, derisa edhe e ka përqeshur atë.

Lexo Edhe:

Musliu ka thënë se Veliu do ta ketë shumë vështirë të kthjellet pas humbjes së zgjedhjeve në Komunën e Podujevës, derisa është shprehur se do ta ketë të vështirë ta gjejë edhe rrugën për të ardhur deri në Kuvend.

“Ka me pas shumë vështirë me u kthjell dhe me e ditë rrugën për në Kuvend. Njeri i papërgjegjshëm nuk e meriton ma shumë se me bo hajgare me të”, ka thënë ajo.

Musliu ka thënë tutje se i uron shërim të shpejtë emocional ministrit Veliu, pasi, sipas saj, një gjë e tillë i duhet tani.

Në mungesë të ministrit, deputetët tjerë të Kuvendit të Kosovës, nuk i kanë bërë pyetjet të cilat i kishin përgatitur për të. /Express/