Muriqi u bashkohet thirrjeve kundër racizmit, pas vrasjes së George Floyd - Gazeta Express
string(44) "muriqi-u-bashkohet-thirrjeve-kunder-racizmit"

Muriqi u bashkohet thirrjeve kundër racizmit, pas vrasjes së George Floyd

Gazeta Express

02/06/2020 14:37

Vdekja tragjike e George Floyd në Minneapolis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nxitur reagime të shumta kudo në botë. Në mesin e atyre që janë deklaruar kundër racizmit dhe brutalitetit policor është edhe ylli i Kosovës, Vedat Muriqi.

I riu amerikan me ngjyrë, George Floyd, vdiq javën e kaluar në Minneapolis pasi Derek Chauvin, një polic i bardhë, i cili ia mbajti gjurin mbi qafë për më shumë sesa tetë minuta, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Chauvin, i cili u shkarkua nga detyra si polic të martën, u arrestua të premten dhe ndaj tij u ngrit akuzë për vrasje të rangut të tretë.

Vdekja e Floyd ka ngjallur protesta gjatë gjithë javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë vazhduar edhe këtë  javë.

Protestuesit po kërkojnë që të arrestohen edhe tre policët e tjerë që ishin në vendin e ngjarjes dhe që nuk kishin ndërhyrë për ta ndalur kolegun e tyre, Chauvin.

E përkrahje për këto protesta kundër racizmit dhe brutalitetit policor kanë shprehur sportistë të shumtë edhe nga jashtë SHBA-ja, në mesin e të cilëve është edhe ylli i Kosovës dhe Fenerbahces, Vedat Muriqi.

“Të bashkuar”, shkroi Muriqi, mbi një fotografi të publikuar në llogarinë zyrtare në Twitter. /Gazeta Express/