Muriqi: Pati raste kur e humbëm kontrollin - Gazeta Express
string(41) "muriqi-pati-raste-kur-e-humbem-kontrollin"

Futboll

Gazeta Express

25/03/2023 20:16

Muriqi: Pati raste kur e humbëm kontrollin

Futboll

Gazeta Express

25/03/2023 20:16

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Të përzgjedhurit e Alain Giresse morën sonte një pikë nga përballja me Izraelin, rivalin që vlerësohet si një prej rivalëve për dy pozitat e para në grup, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bloomfield” përfundoi me rezultatin 1:1. Kjo ishte ndeshje e parë në kuadër të Grupit I.

Pas ndeshjes, Vedat Muriqi u shpreh se ishte një ndeshje që lehtë mund të ishte humbur, por edhe fituar.

“Një ndeshje e rëndësishme për neve. E kemi ditë që Izraeli janë ekip i fortë. Janë favorit i grupit me Zvicrën. Kemi punu shumë dhe sot kthehemi me një pikë. Ka pasë raste kur e hupëm kontrollin. Ka qenë ndeshje që kemi mundur me humb, por edhe me fitu. Na duhet të fitojmë ndaj Andorrës dhe me mbyll këtë muaj me katër pikë”, tha Muriqi.