Muriqi, pasi u shpall më i miri i vitit: “Kemi ëndërr kualifikimin në Euro 2020, shpresoj ta bëjmë realitet” - Gazeta Express
string(103) "muriqi-pasi-u-shpall-me-i-miri-i-vitit-kemi-enderr-kualifikimin-ne-euro-2020-shpresoj-ta-bejme-realitet"

Gazeta Express

20/12/2019 19:01

Muriqi, pasi u shpall më i miri i vitit: “Kemi ëndërr kualifikimin në Euro 2020, shpresoj ta bëjmë realitet”

Gazeta Express

20/12/2019 19:01

Muriqi është shpallur nga FFK-ja ‘futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2019’

Vedat Muriqi është zgjedhur futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2019, në gala mbrëmjen e mbajtur sonte, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sulmuesi prizrenas e kaloi një vit fantastik, fillimisht me ekipin Rizespor, për të vazhduar me Fenerbahçen në pjesën e dytë të vitit, por edhe me Kombëtaren e Kosovës, me të cilën ishte i “frikshëm”.

“Po ndihem vërtetë mirë, që puna e një viti po shpërblehet. Për këtë çmim dua të falënderoj gjithë bashkëlojtarët e mi. Ka qenë një vit i mirë i suksesshëm. Për mua është një motiv shtesë ky çmim, në të ardhmen do të jap maksimumin që të ndihmoj ekipin dhe Kosovën”.

“Kemi ëndërr që të kualifikohemi në Euro 2020 dhe besoj se me punë dhe këtë staf ëndrrën do ta bëjmë realitet”.

“Kërkoj falje që nuk isha aty për ta pranuar këtë çmim,. Do të shihemi së shpejti për ta bërë ëndrrën realitet”, deklaroi Muriqi nga Turqia, i cili për shkak të detyrës me Fenerbahçen, nuk ka mundur të jetë i pranishëm në gala mbrëmjen e FFK-së.

Në garë për çmimin e sportistit të vitit ishin edhe Amir Rrahmani dhe Milot Rashica, por 25-vjeçari pasi një vit fantastik, sidomos me Kosovën ku shënoi 4 gola në shtatë ndeshje dhe dhuroi edhe 2 asiste. Çka bëri që në fund të shpërblehet. /Gazeta Express/