Muriqi, pas fitores së radhës: “Në fund do të shpallemi kampion” - Gazeta Express
string(60) "muriqi-pas-fitores-se-radhes-ne-fund-do-te-shpallemi-kampion"

Gazeta Express

29/12/2019 23:25

Muriqi, pas fitores së radhës: “Në fund do të shpallemi kampion”

Gazeta Express

29/12/2019 23:25

Thjesht ai është në një formë fantastike dhe dëshiron të vazhdojë në këtë mënyrë…

Një ditë shënon, një ditë asiston – Vedat Muriqi asnjëherë nuk mungon në një ndeshje për Fenerbahçen, ku janë në pyetje golat dhe asistent.

Lexo Edhe:

Në ndeshjen e fundit për vitin 2019, Fenerbahçe mori pikët e plota në udhëtim te Rizespori dhe në këtë ndeshje, edhe pse nuk shënoi – Muriqi asistoi, duke lënë gjurmë edhe njëherë.

Muriqi asistoi te goli vendimtar për 2-1 i shënuar nga Jailson në minutën e 70-të, që doli të jetë gol i tri pikëve.

Ky ishte asisti i pestë për Muriqin në Turqi këtë edicion, derisa ka realizuar 11 gola në 17 paraqitje.

“Në fund të sezonit do të jemi kampion”, deklaroi Muriqi pas ndeshjes”. /Gazeta Express/